Shtëpia e pajisur me fletë poseduese gjendet në lagjen "Marigona Residence", në rrugën kryesore të lagjes. Kjo lagje njihet si njëra nga lagjet më luksoze në vend - me arkitekturë estetike, parqe, dyqane, restorante, shkollë private dhe fusha sportive, duke ofruar një ambient të shkëlqyer për banorët. Shtëpia ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 174m², përbëhet nga 2-kate banimi dhe ndodhet në një truall me sipërfaqe prej 2.68 Ari. E mobiluar në tërësi me mobilje elegante dhe të kualitetit të lartë, shtëpia posedon kushte tejet të mira për banim. Me orientim jug-lindje-perëndim , në shtëpi hyn mjaftueshëm dritë natyrale. Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike të brendit Daikin - ngrohje shumë efiçiente që shpenzon rryme minimale. Avantazh është poashtu se shtëpia posedon edhe 2 vende për parkim. Shtëpia ndodhet në një lagje me lokacion të shkëlqyer, me arkitekturë estetike e cila plotëson të gjitha nevojat e banorëve të saj. Shtëpia përbëhet nga: Kati I: – Sallon – Kuzhinë me tryezari – Këndi i biblotekës – Depo – WC Kati II: – 3 dhoma gjumi – 2 banjo Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00 Kontakt 048 313 888 www.access-ks.com [email protected] Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1 Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4