Banesa në dispozicion për shitje me sipërfaqe prej 90m², ndodhet në Bregun e Diellit, te Kompleksi Dafina. Një banesë unike dhe e bukur, është e përbërë nga qëndrimi ditorë + kuzhinë + 2 dhoma gjumi + banjo + wc + terasë. Është e mobiluar në tërësi, e gatshme për banim dhe ka kushte shumë të mira. Banesa me orientim jug-perëndim në katin e 6-të, ka dritaret e mëdha që lejojnë dritën natyrale brenda hapësirës me pamje të shkëlqyer dhe me diell gjatë tërë ditës. Ndodhet në një zonë të qetë, me qasje të lehtë në mjetet e transportit publik dhe me rrugët lokale. Një avantazh shtesë është se banesa përfshin parking nëntokësor me sipërfaqe prej 14.2m² dhe një depo. Afër ka shkolla, kopshte, dyqane si dhe banka e farmaci. Objekti banesor ka ngrohje private dhe posedon ashensor funksional. Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00 Kontakt 048 313 888 www.access-ks.com [email protected] Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1 Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4