Banesa gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan përballë Ambasadës Amerikane, Rr. "Ahmet Krasniqi". Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 126m² ndërsa ndodhet në katin e 7-të. Banesa është e mobiluar me stil unik dhe mobilje të gjitha të reja e moderne. Objekti banesor posedon ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Gjendet në një lagje të qetë dhe tejet të përshtatshme për banim pasi ka afër të gjitha shërbimet e nevojshme për klientë. Në afërsi ka ambasada, restaurante, qerdhe, shkolla, parkun e Arbërisë si dhe qasje direkte me lagjet e tjera të kryeqytetit. Banesa përbëhet nga: – Sallon me kuzhinë – 3 dhoma gjumi – Banjo – WC – 2 terasa – Depo – Garazh Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00 Kontakt 048 303 888 www.access-ks.com [email protected] Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1 Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4