Shtëpia gjendet tek "Lagjja Jonë" në Çagllavicë, shumë afër qendrës së Prishtinës. Shtëpia ka sipërfaqe prej 270m² dhe përbëhet nga dy kate banimi. Është plotësisht e mobiluar me stil unik dhe me mobilje moderne dhe të kualitetit të lartë. Lokacioni ku ndodhet shtëpia karakterizohet nga një lagje e sigurtë, shumë e qetë e rrethuar nga natyra dhe ajri i pastër. Sistemi ngrohjes është me dy opsione: energji elektrike dhe me dru. Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 4 Ari ku siguron hapësirë të mjaftueshme edhe për vendparkim. Shtëpia ka qasje të lehtë në magjistrale dhe në afërsi ka AZTECH, Fushën e Golfit dhe shërbimet e tjera të nevojshme për klientët. Shtëpia posedon edhe një garazh e cila përfshihet në çmim. Kati përdhesë përbëhet nga: – Sallon – Kuzhinë – Dhomë pune – Banjo – Terasë Kati i 1-rë përbëhet nga: – 4 dhoma gjumi – 3 banjo – Terasë Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00 Kontakt 048 303 888 www.access-ks.com [email protected] Prishtinë, Rr. "Ukshin Hoti” Kati 1/6-1 Fushë Kosovë, Rr. "Besa Besë” Lokali 3-4